lykan-hypersport-

Kjo është supermakina e parë arabe dhe një model unik në botë. Likan Supersport kushton 3.4 milionë dollarë dhe është prodhuar nga W Motors, me seli në Dubai. Por cfarë e bën atë të vecantë? Fenerët e saj kanë 420 diamantë ndërsa për sediljet janë përdorur fije ari. Një tjetër element luksi është edhe ora e prodhuar nga Fanck Muller. Shpejtësia maksimale mund të arrijë  në 395 km në orë.

lykan5

Vec makinës, klienti merr një paketë të tërë lehtësirash. Atij i jepet një sistem shërbimi botëror, ku shtypja e një butoni në makinë, shndërrohet në një këshilltar teknik që i vjen menjëherë në ndihmë. Gjithashtu janë parashikuar edhe të ashtuquajturit “mjekët fluturues”, një ekip inxhinjerës, që do të fluturojnë, në çdo vend të botës për të mbërritur tek makina.

lykan 1

Presidenti i W Motors, Ralf Debas, me origjinë libaneze, shpjegon se prodhuesit e parë në Lindjen e Mesme do ta ndihmojnë kompaninë të kuptojë se cili është grupi i blerësve në vendet e pasura me naftë. Ne po ndërtojmë diçka historike, tha ai, në çdo hap gjatë rrugës sonë, po marrin mbështetjen e vendeve arabe, të cilët po na ndihmojnë të jemi krenarë dhe të rrisim trashëgiminë.

Tv Klan