Shërbimi mbretëror i mjekëve në Britani ka prodhuar një manekin që vjell vrer të neveritshëm në ngjyrën e gjelbër për të ndihmuar mjekët të praktikojnë trajtimin e pacientëve që vjellin teksa u jepet frymëmarrje artificiale.

Manekini i quajtur Salad po përdoret në përgatitjet e mjekëve në Uells.

“Mbajtja e mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes bosh është një aftësi vendimtare kur merresh me pacientë të pavetëdijshëm pasi çdo bllokim i tyre mund të rezultojë fatal,” tha Dr Andy Caldin, i cituar nga “Daily Mail”.

Kështu, mjekët trajnohen që në rast se pacienti i tyre vjell, ata ta pastrojnë dhe t’i mundësojnë frymëmarrjen sa më parë të jetë e mundur, pasi çdo vonesë mund t’i kushtojë jetën.

Materiali që manekini vjell me ndihmën e një pompe të vendosur në stomak është një kombinim i ujit me një ngjyresës jeshil./tvklan.al