Travis Kalanick është miliarderi më i ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është themeluesi i aplikacionit “Uber”, që tashmë është një kompani globale e cila operon me transportin e taksive.

Një konsorcium i drejtuar nga banka japoneze “Softbank” po blen disa aksione të kompanisë në bazë të një marrëveshje të re prej 8 miliardë Dollarësh.

Raportohet gjithashtu se Travis Kalanick, i cili dha dorëheqjen si shef ekzekutiv në qershor 2017, po shet 1.4 miliardë Dollarë aksione të tjera. Edhe pse përflitej si një nga pasanikët e rinj në Shtetet e Bashkuara për shkak të vlerës që ka marrë kompania Uber, kjo marrëveshje tashmë vulos pasurinë e tij.

Edhe pse nuk është më shef ekzekutiv, ai mbetet drejtor në kompani dhe zotëron 1/3 e saj me një vlerë tjetër prej 3 miliardë Dollarë.

/tvklan.al