Roli i dyfishtë i Odettë dhe Odillë, në baletin më të famshëm klasik “Liqeni i Mjellmave” ishte sfida e kapërcyer me shumë profesionalizëm nga Ledia Sulaj, balerinës që koreografia Enada Hoxha i besoi mbrëmjen e premierës, qasjen e parë me publikun, i cili në skenën kombëtare të baletit, pa një version ku Rusisë së 1800 i vishej kostumi i Amerikë së 1900.

Mjellma Ledia nuk ishte ajo e francezes Marie Pietragalla, interpretim të cilin e vlerëson më të bukurin në historinë e vënieve në skenë të këtij baleti, por sfidues në sjelljen e disa gjinive të kërcimit brenda një vepre.

Si pak herë një shfaqje e Teatrit të Operas dhe Baletit, ngacmoi kritikën, veçanërisht për aktin final të veprës. Triumfi i jetës mbi vdekjen. Të njëjtin argument jep edhe koreografia e e kësaj shfaqjeje Enada Hoxha.

Ky koncept koreografik që në teatrot më të famshëm të botës “Liqeni i Mjellmave” është interpretuar edhe vetëm nga balerinët meshkuj, do të jetë ndër të paktat shfaqje që Teatri i Operas dhe Baletit po angazhohet ta përballë me publikun dhe kritikën e huaj.

Tv Klan