Një nënë, e cila nënvlerësoi kancerin, duke e konsideruar si çrregullim hormonal gjatë shtatzënisë, ka ndarë historinë e saj të dokumentuar nëpërmjet fotove.

Bethany Greenway, një 39 – vjeçare nga Austrin, Teksas, e fitoi betejën me

desmoplastic melanoma,

një formë e rrallë dhe agresive e kancerit të lëkurës.

Gjithçka nisi me një njollë të zezë në pjesën e ballit, që doli gjatë kohët që ishte shtatzënë me fëmijën e dytë, në 2014 -ën.

Pavarësisht se u vizitua tek një dermatolog, asaj iu tha se nuk kishte gjë për t’u shqetësuar dhe nuk pati asnjë simptomë për 18 muaj.

Por kur u shfaq një nishan dhe nisi të kishte dhimbje në të njëjtën zonë, ajo kërkoi ndihmë mjekësore. Ishte pikërisht ky momenti kur mjekët arritën të përcaktonin diagnozën.

Nishani u hoq dhe më pas 39 – vjeçarja iu nënshtrua një ndërhyrje për të mbuluar zonën e prekur, por procedura e la me shenja të rënda.

Ndërkohë që sapo ka përfunduar raundet finale të trajtimit, ish – fotografja e ka publikuar historinë e saj në internet, me anë të disa fotografive.

Greenway bën thirrje për përdorim të kremit mbrojtës ndërsa shprehet se beteja e saj ishte “

një çmim i vogël për të parë vajzat që rriten”.

Gruaja thotë se ka mbetur e shpërfytyruar nga ky kancer shkatërrues, megjithatë ajo shprehet e lumtur që arriti t’i mbijetonte. 39 – vjeçarja bën thirrje për të mos neglizhuar qoftë edhe shenjën më të vogël që ju shfaqet në lëkurë, pasi pas saj mund të fshihet diçka e tmerrshme.

*

Melanoma, kanceri vdekjeprurës i lëkurës.

Melanoma mund të shfaqet kudo në trup, por ajo është më e zakonshme në pjesën e pasme, në këmbë, krahë dhe fytyrë e deri poshtë thonjve. 

Ndonëse më pak të zakonshme, ato shpesh përhapen në organe të tjera të trupit, duke i bërë edhe më vdekjeprurëse. 

Shenja më e zakonshme është shfaqja e një nishani të ri, apo ndryshimi i një nishani ekzistues. 

/tvklan.al