“Dhe fituesja e çmimit ndërkombëtar të operas shkon për të mrekullueshmen Ermonela Jaho”,

shkruhet në faqen zyrtare në Twitter të International Opera Awards.

Ajo është e para lirike shqiptare që shpallet më e mira e botës për vitin 2016, një trofe i njëjtë për nga rëndësia si Oscar.

Prej muajit Mars, zëri shqiptar ishte në garë për çmimin e lexuesve të revistës “Opera Magazine”.

Në listën prej tetë konkurentësh, e përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare me kryetar John Allison, redaktor në “Opera Magazine” dhe kritik i muzikës klasike në “Daily Mail”, emri i Ermonela Jahos morri shumicën e votave.

Në “Savoy Theatre” në Londër ku u bë edhe ndarja e çmimeve Ermonela Jaho pati edhe një performancë.

Sopranoja për të cilën media ndërkombëtare, prestigjozet “Financial Times”, “The Guardian” apo “Telegraph” kanë shkruajtur, në Qershor nxjerr CD -në me operan “Zaza” të Ruggero Leoncavallos.

Nën drejtimin e orkestrës simfonike të BBC, ajo është protagonistja kryesore, për të cilën “The Guardian” shkruan,

“Jaho e ka pozicionuar veten e saj si një interpretuese e madhe dhe e vërtetë e operas”.

Tv Klan