Çairi i Shkupit u bë me selinë, respektivisht shtabin e parë dygjuhësor të Lidhjes opozitare Socialdemokrate të Maqedonisë.

Me logo të shkruar në gjuhën maqedonase dhe shqipe, organizata komunale e partisë së Zoran Zaevit prej tani të gjitha informacionet mbi aktivitetet dhe programin zgjedhor të qytetarëve do ta ofrojë në dy gjuhë, në atë maqedonase dhe shqipe, transmeton Portalb.

Pritet që këtë javë të bëhet edhe hapja zyrtare e këtij shtabi, punimet rreth të cilit vazhduan sot, me rregullimin e zyrës dhe ngjitjen e pllakateve në dy gjuhë.

Se ideja e Zaevit për dygjuhësi filloi të praktikohet flet edhe fakti se pllakate të shkruara në gjuhën shqipe u shfaqën edhe në shtabin komunal të LSDM-së në Koçan

./klankosova