Dhe ky personazh është Romeo, që në analet e historisë së Teatrit të Operas dhe Baletit do të përmendet si i pari i interpretuar nga Vikena Kamenica.

Tashmë që opera e Vincenco Bellinit pati vënien e saj absolute në skenën shqiptare, si për zërat lirikë, skenografinë, kostumografinë dhe orkestrën, për Romeon shqiptar, ky rol do të jetë një pikë referimi në karrierën e saj për tre arsye.

E para për nga vështirësia vokale.

E dyta për nga ngarkesa psikologjike. Një femër që i duhet të hyjë nën lëkurën e një mashkulli.

Si sfida zë dhe psikikë kërkuan përgatitjen fizike.

Në të 16 -in vit si mezzosoprano e Teatrit të Operas dhe Baletit, me dhjetëra role në këtë skenë, protagonizmi në “I capuleti e Montecchi”, për Vikena Kamenicën ishte motivimi për të vazhduar dhe shpresuar se skena më e rëndësishme e muzikës lirike do të njohë rimëkëmbjen e saj, jo thjeshtë në llaç e tulla, por në rikthimin te tradita e humbur, te vlerësimi i artistëve sipas cilësive.

Hallkat, thotë Vikena Kamenica, mungojnë që në gjenezë të formimit dhe këtë e prek pas çdo edicioni të “Gjeniut të Vogël”, ku prej tre vitesh është një nga anëtarët.

Enkelejda Mema/Tv Klan