Parlamenti i Maqedonisë do të ketë për herë të parë në krye një shqiptar. Ai është Talat Xhaferi, anëtar dhe deputet i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim.

Punimet e Kuvendit të ri pritet të rifillojnë ditën e hënë pas gati tre muajsh, që pas seancës së verifikimit të mandateve e cila u mbajt më 30 dhjetor të viti të kaluar. Si pasoje e krizës politike, seanca e 30 dhjetorit nuk arriti të zgjedhe kryetarin e ri.

Vendimi për zgjedhjen e Talat Xhaferi erdhi si rrjedhim i një marrëveshje te mëparshme mes LSDM-se dhe BDI-se, por emri i tij u bë publik mbrëmjen e kaluar nga shefi i kabinetit te BDI-se, Artan Grubi.

Lëvizjet e fundit të LSDM-se dhe BDI-se vijnë në vazhdën e zotimit të Zoran Zaevit për të krijuar qeverinë e re edhe pa mandatimin e presidentit maqedonas Gjorge Ivanov.

Nga ana e saj VMRO ka kërcënuar se revolta në Maqedoni do të rritet nëse nuk shkohet ne zgjedhje te reja. Ndërsa, eurodeputeti Ivo Vajgëll, i cili ishte ne Maqedoni bashkë me eurokomisionerin Hahn, tha se protestat në Maqedoni janë te organizuara dhe nuk mund të konsiderohen si armë të mirëseardhura të demokracisë. 

Ai paralajmëroi se politikanet dhe partitë e papërgjegjshme mund të përballen me  sanksione.

Tv Klan