hime lufaj

Policia europiane ka krijuar nje web-sit, në të cilen ka shpallur 45 personat më të kërkuar në Europë.

Tashmë të gjitha policitë mund të kenë të dhëna në kohë reale për personat të cilët janë në kërkim dhe që akuzohen për vepra të rënda nga terrorizmi,trafik droge,vrasje dhe vjedhje.

Në krye të listës qëndrojë dy personat më të kërkuar për momentin  Mohamed Abrini dhe  Salah Abdeslam të akuzuar për sulmet e 13 nëntorit në Paris.

Ndër ta janë dhe drejtues të organizatave kriminale si Cosa Nostra dhe Ndragheta. Në listën me kriminlët më të kërkuar në Bashkimin Europian është edhe një shqiptarë i Kosovës.

Himë Lufaj është shpallur në kërkim nga autoritet austriake për vjedhje me dhunë në vitin 2006. Ndërsa në vitin 2009 ai plagosi rëndë me thikë një polic gjatë një tentative për ta vendosur në pranga.

Ky sit është një tenativë e policive europiane për të patur një bashkëpunim me të ngushtë me qëllim arrestimin e personave të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale.

Tv Klan