Quhet Erza Muçolli dhe është me origjinë nga Kosova. 8 – vjeçarja shqiptare ka konkuruar në “France Got Talent”, ku ka shkëlqyer me performancën e saj.

Kënga e kënduar nga Erza titullohet “Papaoutai”, e këngëtarit francez, Stromae, e cila ngriti në këmbë një publik të tërë.

Zëri magjik i 8 – vjeçares mori përkrahje të menjëhershme nga publiku, por dhe nga juria të cilët u befasuan nga vokali i saj.

Prej vitesh Erza jeton në Francë sëbashku me familjen.

tvklan.al/V.H