avionetAvionët e së ardhmes mund të kenë një shtresë të jashtme, të ndjeshme po aq sa lëkura e njeriut. Bëhet fjalë për një teknologji ende në fazën e konceptit, që po zhvillohet nga ekspertët britanikë.

Ky koncept ka të bëjë me një shtresë që do të mbulojë avionët, që përmes dhjetëra mijëra mikro-sensorëve të shpërndarë proporcionalisht nëpër sipërfaqe, grumbullojnë informacionet të sakta për ambjentin përreth.

Të dhëna të sakta, sensorët do të japin me temperaturën gjatë fluturimit, drejtimin e erës, apo faktorë të tjerë, si niveli i reshjeve, lagështia e ajrit apo grimca të ndryshme që qarkullojnë në ambjent.

Në momentin e dëmtimit të mjetit fluturues, personeli i bordit do t’a ketë më të lehtë të kuptojë vendndodhjen e dëmtimit, gjithashtu edhe t’a riparojë atë, pa qenë nevoja për të ulur avionin dhe për të dalë jashtë, për të kryer këtë proces.

Sensorët kanë madhësinë e një kokrre orizi dhe ekspertët britanikë thonë se ky do të jetë një hap i madh drejt një gjenerate të avionëve, kryesisht atyre ushtarakë por jo vetëm.

 

Tv Klan