gjykata

Për Gjykatën e Krimeve të Rënda 6 personat e arrestuar si pjestarë të grupit që trasportonin drogë me avion drejt Italisë duhet të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Njëri pas tjetrit kanë dalë para gjykatëses, Iliriana Olldashi, Sokol Lamaj, Niko Burhamaj, Fatos Bruhamaj, Fadil Shahaj, Igli Shahja dhe oficeri i policisë së Vlorës  Vladimir Zanaj.

I vetmi persona që është mbrojtur me një avokat të siguruar nga familja ka qënë shefi i burimeve njerëzore në Drjetorinë e Policisë Vlorë. Zanaj mësohet të ketë dekalruar para gjykatës së është i hapur për çdo hetim dhe se nuk ka lidhje me trafikun e narkotikëve siç pretendon prokuroria. Por hetuesit kanë mundur të përgjojnë një telefonatë ku Zanaj flet me një nga drejtuesit e grupit kriminal. “Shiko se po na shkatërrojnë parcelën”. Kjo është telefonata që ai ka bërë me drejtuesit e grupit të narkotrafikut. Kjo bisedë sipas prokurorisë është bërë në kohën kur familjes Lamaj dhe Ahmetaj i janë asgjesuar parcelat e mbjella me drogë në Sevaster.

Hetuesit thonë se kanë edhe prova të tjera që implikojnë drejtuesin e policisë. Ai akuzohet për shpërdorim të detyrës dhe trafikut të lëndëve narkotike. Avokati mbrojtës i Zanajt thotë se, faktet e paraqitura nga prokuroria nuk vërtetojnë se klienti i tij ka lidhje me trafikun.

Gjykata ka lënë në burg dhe 5 pjestarët e tjerë të bandës të cilët janë mbrojtur nga një avokat i caktuar nga shteti. Të pestë në bllok ata kanë mohuar akuzat dhe kanë thënë se bëjnë jetë të thjeshtë në fshat ku merren me punët e tyre të përditshme dhe se nuk kanë dijeni për hetimet që prej disa muajsh kryheshin nga prokuroria italiane dhe ajo shqiptare.

Tv Klan