Një avion me 44 pasagjerë në bord u rrëzua këtë të hënë në Sudanin e Jugut.

Raportimet fillestare nga mediat lokale sugjeronin se nuk kishte të mbijetuar, por detaje të reja flasin për të kundërtën.

Avioni i

South Supreme Airline

u rrëzua në aeroportin Wau, rreth orës 15:00 me orën lokale.

Ministri i Informacionit, Bona Gaudensio për mediat tha se të paktën 14 persona ishin dërguar në spital dhe ndodheshin jashtë rerzikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa në fotografitë e postuara në rrjete sociale mund të shihet avioni i përfshirë thuajse tërësisht nga flakët.

Një punonjës i ndihmës së shpejtë tha për Reuters se nuk ka viktima.

Aksidenti besohet të ketë ndodhur gjatë kohës së avioni po bënte uljen./tvklan.al