Interi vijon me momentin pozitiv duke mundur Bolonjan me rezultatin 2 – 1 në takimin e javës së 29 të Serisë A. Golat u shënuan në pjesën e dytë edhe pse në fraksionin e parë pati raste të shumta.

Skuadra e Mançinit mori 3 pikë që e ngjisin përkohësisht në vendin e katërt në renditje. Kjo fitore i mban zikaltërit në garën për një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Juventusi mundi të premten me rezultatin 1 – 0 Sasuolon. Të dielën do të luhen sfidat e tjera të javës së 29.

Tv Klan