roziKëngëtarja Rozana Radi prej disa javësh është angazhuar në super spektaklin më të ndjekur në Shqipëri “Dance with me”, duke lënë pas dore çdo projekt tjetër.

Ajo në një intervistë për tvklan.al është shprehur se në momentin që fokusohet në një projekt, i kushton kohë të plotë për të arritur suksesin që ajo kërkon.

Megjithatë përveç kohës që i dedikon spektaklit të përjavshëm në Tv Klan, ajo ka gjetur pak kohë edhe për qejfet e saj.

Radi ka vendosur të kalojë disa orë ndryshe nga rutina e përditshme, duke provuar një sport të ri siç është hipizmi.

V.H