Albert Stanaj

Quhet Albert Stanaj dhe është me origjinë nga Shqipëria. Ai konsiderohet një talent në muzikën ndërkombëtare.

Mjafton të kërkosh me emrin e tij në Youtube dhe do të gjeni me dhjetëra “cover” në kanalin e tij, për të kuptuar talentin e të riut me origjinë shqiptare, por që jeton në SHBA.

 

Pas Rita Orës duket se është Albert Stanaj zbulimi i radhës nga i madhi, Jay-Z dhe kompania e tij muzikore “Rock Nations”. Stanaj ka publikuar një foto me Reperin, Jay-Z në llogarinë e tij në Instagram duke lënë të kuptohet se në 2015 do të ndodhin gjëra të mëdha.

Ai shkruan: “2015 Just be ready”.

I pyetur nga Tv Klan Stanaj nuk ka preferuar të bëjë komente, duke mos dashur të flasë përpara kohe. Nëse manaxheri tij artistik do të jetë Jay-Z atëherë edhe suksesi i këtij talenti shqiptar do të jetë i garantuar.

tvklan.al/K.P