Në më pak se një muaj një tjetër imazh trondit internetin.

Këtë herë një tjetër çift shfaqet pa ndjenja në makinë për shkak të mbidozës me heroinë.

Taylor Swartzlander, 24 vjeç dhe Haley Kirkendall, 22 vjeç janë parë të shtrirë në automjetin e tyre në West Toledo, Ohio, në një video të postuar të hënën.

Gjilpërat e përdorura mund të shihen të shpërndara rreth tyre.

Dëshmitarët okularë thanë se makina e tyre kishte shkuar në mënyrë diagonale përmes trafikut përpara se të ndalonte përballë një “Fast-food-i.” Të shumta janë rastet e të droguarve në këtë shtet. Vetëm vitin e kaluar janë rejistruar mbi 3000 të tilla ose 8 raste në ditë./tvklan.al