Ai është djalosh i vogël, ndërsa ata dy qen gjigant të racës Newfoundlands. Kjo është një ndër treshet më simpatike në Instagram, që ka fituar zemrat e mijëra ndjekësve.

Djaloshi quhet Julian, ndërsa dy miqtë e tij më të mirë janë Bruce dhe Max.

Ka qenë nëna e të voglit që ka postuar në rrjet, fotot e një miqësie kaq të veçantë.

Duket sikur djaloshi dhe dy qentë e tij, nuk ndahen kurrë nga njeri-tjetri, as në orarin e leximit, atë të gjumit, apo dhe në shëtitje në natyrë./tvklan.al