Një vajzë 6 – vjeçare, e cila kishte dalë bashkë me prindërit në kërkim të sendeve metalike, që “peshkohen” me magnet zbuloi plot 3 mijë fishekë, nga një lumë pranë një baze ushtarake.

Leah Knewstub nga Woking, Britani, kishte dalë bashkë me nënën e saj 25 – vjeçare Alexandra dhe babain James, 35 – vjeç, kur bëri zbulimin e pabesueshëm, poshtë një ure në Pirbright.

Ata u habitën kur panë sasinë e madhe të fishekëve, pranë qendrës stërvitore ushtarake të Pirbright.

Kur kjo familje kishte vendosur të dilte në kërkim të objekteve të humbura 3 muaj më parë, 25 – vjeçarja Alexandra kishte menduar se ishte një ide e çmendur, por ajo kurrë nuk kishte pritur që të gjente kaq sende të pabesueshme.

Fillimisht, ata kishin nxjerrë 18 fishekë nga uji, për të cilën kishin menduar se ishte një sasi e madhe.

Por pak më vonë kur u rikthyen në të njëjti vend ata gjetën 600 fishekë, që siç rezultoi më vonë ishte vetëm maja e ajsbergut.

“Atë ditë lumi ishte shumë i pastër dhe mund të dallojë fare lehtë me qindra mijëra fishekë”.

Megjithatë, fishëket nuk janë e vetmja gjë që kjo familje ka gjetur. Ata kanë zbuluar gjithashtu biçikleta, laptopë, kasaforta etj.

Kjo familje përdor një magnet të madh për të tërhequr objekte interesante.

Sipas

“DailyMail”

, janë të shumtë të apasionuarit pas peshkimit që së fundmi po përdorin magnetin si hobi. Nga ujërat britanike çfarë nuk janë gjetur, që nga gjyle topi të periudhës së Luftës Civile, tek pistoleta e sende të tjera të vjetra./tvklan.al