Pozitiviteti dhe kokëfortësia, mund të jenë çelësi i jetëgjatësisë. Në këtë konkluzion ka dalë një studim i ri, ku u ekzaminua niveli i shëndetit fizik dhe mendor i një grupi italianësh të moshës 90 – 101 vjeç dhe u gjetën mjaft tipare të ngjashme psikologjike mes tyre.

Studimi, i publikuar në

International Psychogeriatrics,

konkludoi se pjesëmarrësit në moshë kishin në tërësi një shëndet mendor më të mirë se anëtarët më të rinj të familjes së tyre dhe kjo sipas ekspertëve kontribuonte në jetëgjatësinë e tyre.

Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë, San Diego dhe në Universitetin e Romës, La Sapienza, vëzhguan 29 pjesëmarrës që jetonin në fshatra të largëta të Italisë jugore.

Ata analizuan shëndetin e tyre mendor dhe fizik nëpërmjet disa testeve dhe intervistave.

Për arsye krahasore, ata bënë të njëjtën gjë edhe tek pjesëmarrësit më të rinj në moshë, që kishin lidhje gjaku me pjesën tjetër, të cilëve iu kërkua që të përshkruanin personalitetet dhe stilin e jetesës së pjesëtarëve të moshuar të familjes.

Përveçse e shikonin jetën me pozitivitet, shkencëtarët zbuluan se pjesëmarrësit në moshë ndanin tiparin e kokëfortësisë, që në vlerësimin e ekspertëve është një benefit psikologjik, sepse këta njerëz kanë tendencën që t’i interesojë më pak se çfarë mendimi kanë të tjetër për ta.

/tvklan.al