Sëmundja e Alzheimer është lloji më i shpeshtë i dementias dhe problemeve mendore.

Te shumë njerëz kjo sëmundje mund të përmirësohet me ndihmën e barnave. Problemi është se nuk ka shërim të plotë.

Por mund të jetë Bill Gates, ai që mund të ndryshojë këtë fakt.

“Besoj se ka një zgjidhje. Çdo lloj forme trajtimi do të ishte zhvillim nga aty ku jemi sot. Qëllimi ynë afatgjatë është të gjejmë një kurë”

, tha ai për një intervistë ekskluzive në CNN.

Ai do të fillojë të investojë 50 milionë dollarë në një projekt mbi zbulimin rreth dementias. Kjo është sëmundja e parë jo ngjitëse me të cilën fondet e Gates do të përballet. Më parë ai ka financuar projekte kërkimi për HIV dhe disa sëmundje të tjera ngjitëse.

Kjo do të japë mundësinë që të merren kërkime të reja që ndoshta më parë nuk kishin financime.

Simptomat e Alzheimer janë problemet me memorien, me të vlerësuarit dhe të menduarit, që e bën të vështirë për personin të punojë ose të jetojë normalisht ditë pas dite.

Me përkeqësimin e kësaj sëmundje humbet kujtesa dhe shenjat tjera të sëmundjes bëhen më të theksuara.

/tvklan.al