Një adoleshent gjigant ka thyer rekord me gjatësinë e tij 2.4 metra dhe ende vazhdon të rritet.

Broc Brown, i cili u cilësia si adoleshenti më i gjatë në botë para se të konsiderohej shumë i madh në moshë për klasifikim 18 vjeç e poshtë, zgjatet 15 cm çdo vit.

Nëse vazhdon me të njëjtin ritëm, 19-vjeçari nga Miçigani mund të kalojë dhe njeriun më të gjatë në botë, Sultan Kosen, i cili është 2.5 metra i gjatë.

“Broc ishte rreth 1.5 metra kur ishte në kopësht. Është një çrregullim gjenetik dhe nuk kemi ç’të bëjmë. Nuk e di nëse do ndalojë ndonjëherë së u rrituri”, tha për Daily Mail, nëna e Broc, Darci./tvklan.al