Arinda 6Nuk do ta ekzagjeronim nëse Arinda Gjonin do ta quanim këngëtaren më seksi në skenën shqiptare.

Kjo pasi është e re në moshë dhe premton shumë, me një pamje engjellore dhe shumë e talentuar.

Artistja sapo ka publikuar këngën më të re me titull “Krejt t’mirën po dokan”, ku përveçse është një videoklip i arrirë mbart edhe një mesazh të fortë.

Kënga “Krejt t’mirën po dokan” i kushtohet vajzave, veçanërisht atyre femrave të forta që nuk janë materialiste.

Nëpërmjet këngës artistja i bën apel seksit femër të mos bëj kompromise në jetë, sepse vetëm me punë dhe talent gjithçka mund të arrihet pa nëpërkëmbur dinjitetin.Arinda 5

Arinda Gjoni spikat po spikat për zërin unik, stilin e vëçantë në veshje dhe interpretimin shumë “IN”, cilësi të cilat publiku i vlërëson shumë tek një femër në muzikë.

Ky projekti i ri i Arindës “Krejt t’mirën po dokan” vjen si bashkëpunim me kompozitorin e talentuarElgit Doda.

Arinda ka mbaruar studimet e larta ne Akademine e Arteve, Tiranë për Kanto.

Kjo është kënga e dytë e bukuroshes Gjoni në tregun muzikor shqiptar. E para me titull, Shpirti flet ishte një këngë që arriti qindra mijëra klikime në kanalin e artisten në Youtube por më vonë u fshi për shkak të problemeve që kishte kompania më të cilën kishtë lidhur kontratën.

M. Sejdini