Miliarderja më e re në botë, nuk vjen nga ndonjë perandori e teknologjisë të Silicon Valley, as nga radhët e Hollywood. Ndonëse emri i familjes së saj nuk është i njohur, kjo 19 – vjeçare ka një pasuri maramendëse prej 1.2 bilion dollarë të cilat i ka trashëguar nga i ati, i cili është marrë me tregëtimin e cigareve.

Prestigjozja Forbes e ka klasifikuar 19 – vjeçaren e cila është një kalorëse profesioniste në mesin e personave më të pasur.

Vajza e trashëgoi pasurinë nga babai i saj i cili pasi shiti kompaninë  e cigareve me vlerën e 500 milion dollarëve i investoi paratë në prona të ndryshme duke e shumëfishuar pasurinë.

Valley është një kalorëse profesioniste dhe ajo ka fituar disa çmime në kampionatet kombëtare të hipizmit për të rinj.

Pavarësisht pasurisë kolosale që zotron ajo është shprehur se paratë e kanë ndihmuar shumë në rrugën e saj për tu bërë kalorëse profesioniste sepse kjo fushë ka kosto të lartë, por paratë nuk mund të ta sjellin suksesin, për të cilin duhet të punosh shumë fort./tvklan.al