Kukulla Ken në jetën reale ka shpenzuar një total prej rreth 400.000 £ për 57 operacione plastike për t’u dukur perfekt.

33-vjeçari, Rodrigo Alves thotë se nuk është ende i kënaqur dhe se do ndryshojë ngjyrën e syve në një operacion shumë të rrezikshëm në Indi.

Alves shprehet se është lodhur duke vënë lente dhe se do e ndryshojë ngjyrën e syve të tij të kaftë përjetësisht në gri të hapur.

Ai ka kryer madje edhe injeksione të dhjamit në të pasme për t’iu dukur me një formë perfekte, pa llogaritur shumën që ka kryer për transplante muskujsh barku që i tregon me krenari para paparacëve.