Redhead Melanie është një vajzë e cila në fëmijëri e pëlqente shumë sirenën Ariel. Sot 25 – vjeçarja ka mundësinë të jetojë ëndrrën e saj për të qenë një sirenë, por gjithashtu edhe të paguhet.

5 vite më parë ajo u shpërngul në Tajlandë dhe filloi kurse për zhytje. E stiloi vetë kostumin e saj si sirenë dhe punoi shumë me teknikën e mbajtjes së frymës.

“Duke punuar si zhytëse mund të fitosh nga 20 deri në 80 dollarë në vit, por duke qenë një sirenë paguhesh shumë më tepër,” – tregon ajo.

Melanie është  në gjendje të notojë deri në 85 metra thellësi  pa ndjerë nevojën për të dalë në sipërfaqe për ajër.

Koha më   gjatë që ajo ka arritur të mbajë frymën nën ujë pa ndihmën e një maske ka qenë 3 minuta e 33 sekonda.

Ajo ka shpenzuar 980 paund për të marrë lëndët e para në mënyrë që të krijonte bishtin e saj me luspa blu dhe rozë./tvklan.al