Punonjësit e aeroporteve në mbarë Italinë pritet që të premten, 19 Janar, të mbajnë një grevë 24 orëshe duke paralizuar kështu transportin ajror.

Për shkak të kësaj greve, shumë kompani ajrore, përfshirë British Airways, easyJet, Flybe etj, kanë njoftuar planin e tyre për shtyrjen apo anulimin e disa fluturimeve në mënyrë që të minimizojnë kaosin.

Ndërprerja do të prekë fluturime nga aeroportet italiane, përfshirë ato në aeroportin e Pizës, Romës, Bolonjës, Verona, Malpensa dhe Linate, të Milanos.

Kushdo që planifikon që të udhëtojë drejt Italisë të premten këshillohet që të kontaktojë me linjën përkatëse ajrore për të zbuluar nëse do të mund të lëvizë apo jo.

Në një situatë normale, kompanitë ajrore njoftojnë udhëtarët përpara, nëse udhëtimi i tyre është anuluar. Nëse nuk jeni kontaktuar ende, bëni mirë që të kontrolloni biletën përpara se të niseni për në aeroport.

Sipas rregullores së Bashkimit Europian, nëse udhëtimi anulohet për shkak të një greve, udhëtarët marrin paratë mbrapsht, ose një fluturim alternativ pasi mbaron greva.

Oraret dhe fluturimet e garantuara

Si zakonisht, parashikohet një fasho orar kur avionët janë të detyruar të fluturojnë. Sipas ligjit, avionët që nisen nga ora 7 deri në 10 dhe nga ora 18 dhe 21 duhet të fluturojnë rregullisht. Enac, organi që rregullon aviacionin civil dhe i përgjigjet Ministrisë së Transportit, ka lëshuar në faqen e saj të internetit listën e fluturimeve të garantuara gjatë grevës. (Kliko këtu)

Vueling Airlines

mundëson që të kontrolloni statusin e fluturimeve tuaja në këtë faqe. (kliko këtu)

Alitalia ka lëshuar një listë të fluturimeve të anuluara (kliko këtu) dhe ka njoftuar se “udhëtarët që mbajnë një biletë Alitalia për 19 Janar, në rast të anulimit ose modifikimit të afatit të fluturimit të tyre, mund të ndryshojnë rezervimin pa asnjë pagesë shtesë, ose mund të bëjnë  kërkesë rimbursimi të biletës (vetëm nëse fluturimi është anuluar ose është shtyrë për më shumë se 5 orë) deri më 26 Janar.

/tvklan.al