Nobem per paqe

Çmimin Nobel për Paqen e merr Katërshja për Dialogun Kombëtar në Tunizi, e cila ndihmoi tranzicionin e vendit, që ishte në prag të luftës civile. Kryetarja e Komitetit të Nobelit të Paqes Kaci Kullman Five tha se “roli i këtij grupimi organizatës krahasohet me konferencat e paqes, të përmendura nga Alfred Nobel në amanetin e tij”.

Kryengritja në Tunizi ishte e para dhe më e suksesshmja e Pranverës Arabe.

Vendet e tjerë, si Libia, Egjipti, Jemeni dhe Siria ose iu nënshtruan rregjimit autoritar ose rreshqiten ne dhunë dhe kaos, ndërsa në Tunizi pati një tranzicion të qetë. Kuarteti tunizian përbehet nga katër organizata: Sindikata e Pergjithshme e Punës, Konfederata e Industrisë, Tregtisë dhe Artizanatit, Liga e të Drejtave të Njeriut dhe Urdhri i Avokateve.

U krijua në vitin 2013, dy vjet pas revolucionit, pikërisht në kohën kur siguria në vend kërcënohej nga vrasja e dy politikanëve të rëndësishëm dhe nga përleshjet e armatosura mes islamikëve dhe ateistëve në vend. Houcine Abasi, kreu i Sindikatës së Përgjithshme të Tunizisë, një prej anëtareve të Katërshes, ia dedikoi çmimin martirëve për demokracinë në Tunizi. Zëdhënësi i OKB – së tha Kuarteti është një shembull i shkëlqyer se si shoqëria civile ndihmon për të çuar përpara procesin e paqes.

Tv Klan