Flamur-Noka

Mungesa e reagimit publik nga ana e Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm për përfshirjen e një funksionari të lartë të policisë së Vlorës në trafikun e drogës për Partinë Demokratike është dëshmi e përfshirjes së tyre në këtë aferë mafioze.

Flamur Noka – Deputet i PD:Derisa sejmeni ministër nuk jep asnjë shpjegim se përse u rikthye në detyrë shefi i policisë i kapur në krye të trafikut, pasi ishte përjashtuar në 2007 me po këto argumenta, nuk jep përgjigje se kush i jepte atij pushtet për të lëvizur drogën, cili deputet apo qeveritar i ofronte atij mbrojtje e paprekshmëri, atëherë Ministri i Brendshëm është vetë drejtpërdrejtë i lidhur me këtë aferë e duhet të mbajë përgjegjësi për të”.

Demokratet nuk i njohin asnjë meritë Policisë së Shtetit për kapjen e rrjetit të shqiptarëve që trafikonin drogë me avion. Sipas tyre nëse autoritetet italiane nuk do të ishin përfshirë në këtë aksion trafikantët do të vazhdonin aktivitetin e tyre kriminal të mbështetur sipas opozites nga strukturat e larta drejtuese të qeverisë.

Tv Klan