tunnel-norvegjiNorvegjia, vendi që shquhet për tunelet më të gjatë rrugorë dhe hekurudhorë në të gjithë botën, po planifikon ndërtimin edhe të një tuneli detar. Ditët e fundit qeveria i hapi dritën jeshile ndërtimit të një tuneli detar në gadishullin veriperëndimor Stadlandet.

Tuneli unik në të gjithë botën do të jetë i gjatë 1.7 kilometra dhe do të mundësojë kalimin e anijeve të mëdha e trageteve. Do të ketë një gjerësi prej 26.5 metrash dhe lartësi 37 metra. Projekti me vlerë 115 milionë euro do të nisë zbatimin në 2018-ën, për të përfunduar 5 vite më vonë.

Ideja e ndërtimit të tunelit u hodh 10 vite më parë. Anijet e mallërave dhe tragetet e shumta që qarkullojnë përreth gadishullit rrezikohen vazhdimisht nga erërat e forta, dallgët, por edhe nga relievi nënujor tepër i ashpër që ve në rrezik gjatë zbaticave. Prej fundit të luftës së dytë botërore, në zonë janë shënuar 33 viktima e dhjetra të plagosur nga 46 avari. Ndërtimi i tunelit minimizon rreziqe të tilla dhe gjithashtu përgjysmon kohën e lundrimit në ujërat veriorë të Norvegjisë.

Tv Klan