Lazio humbi thellë ndaj Napolit dhe rezultati 4-1 orienton kritikat nga porta. Thomas Strakosha e ka vuajtur shumë ndeshjen, por paraqitja e tij nuk mund të barazohet me golat e pësuar. 7 pritje bëri numri një i portës së Lazios 4 në lartësi. Strakosha mori notën 6 për gjithë ndeshjen e luajtur dhe mund të kritikohet vetëm për këtë dalje në golin e Mertens.

Është një nga rastet e rralla që në një pozicion të tillë, arrihet të shënohet. Goli i Mertens është krahasuar me atë të Maradonës po ndaj Lazios më 24 shkurt të 1985 në ndeshjen e luajtur në San Paolo.

Dalja e Strakoshës dhe largimi i topit nga zona ishin të sakta, por për shqiptarin ishte e pamundur që të parashikohej një goditje dhe një gol i tillë.

5.5 është vlerësimi për portierin Etrit Berisha. Atalanta fitoi 5-1 me Crotonen dhe portieri shqiptar mund ta kishte evituar golin e vetëm të skuadrës mike, por u duke se nuk ishte i përgatitur për këtë aksion, thuajse ishte në gjysmë thotë Gazzetta dello Sport.

Tek Crotone 4.5 është vlerësuar Ajeti i cili ndaj atalantas shfaqi mungesa nga ana fizike.

Ledion Memushaj nuk ishte në formë, në ndeshjen që Benevento humbi me Romën 4-0. 4,5 vlerësimi për të. Dha pak për skuadrën dhe gaboi duke i dhuruar topin kundërshtarit në golin e tretë.

Tv Klan