Si në çdo vend tjetër perëndimor, çdo individ në Shqipëri do të ketë historikun e tij financiar. Një projekt i Berzh, Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nisur të diskutohet me Bankën e Shqipërisë dhe ato tregtare.

Qëllimi kryesor është ngritja e një byroje me kaptial privat, e cila do të ketë si qëllim kryesor reduktimin e kredive të këqija. Plani që është ofruar nga BERZH synon hedhjen në një regjsitër të historisë së pagesave të çdo individi në Shqipëri mbi moshën 18 vjeç.

Në këtë regjistër do të shkruhet aftësia e pagesave që ka ai për faturat e energjisë, ujit, telefonisë fiske dhe lëvizëse, dhe të çdo agjencie tjetër që ai ka marrëdhënie, siç mund të jetë drejtoria e tatimeve dhe doganave.

Ky sistem do të nxjerrë një notë për çdokënd që do të shkojë për ta marrë një kredi. Nëse monedha (coin) që do të dalë është nën 5, atëherë askujt nuk do t’i miratohet kredia. Nota e sistemit të pagesave do të vlerësojë dhe riskun, i cili do të përcaktojë normën e interesit.

TV Klan ka mësuar se një pjesë e bankave e duan ngritjen e byrosë, ndërsa të tjera thonë se Shqipëria nuk është ende gati për këtë model.

Kreditë e këqija në sistemin bankar janë 18.2%, ku 255 milion euro janë fshirë nga bilancet, por rritja e tyre ka vijuar pavarësisht planit të masave të marrë nga banak qëndore. / TV KLAN