Kur mendojmë për Gjermaninë, gjëja parë që na shkon ndërmend është dimri i ftohtë, birra, apo qytezat tipike gjermane.

Moti i ngrohtë dhe ishujt tropikalë padyshim që janë gjëja e fundit që mund të na shkojë ndërmend…

Megjithatë, në jetë thuhet se asgjë nuk është e pamundur, e ndoshta ky mund të jetë dhe rasti konkret, pasi besojeni ose jo, Gjermania ka ishullin e saj tropikal, një vend përrallor që gjendet në vendin e fundit që do t’ju shkonte ndërmend, brenda një hangari të vjetër, të rimodeluar, avionësh.

Ndodhet në Bradenburg, rreth 48 kilometra larg Berlinit. Nga jashtë nuk duket diçka e veçantë, por nga brenda ndryshon puna.

Temperatura konstante në të është 25 gradë. Ai është 365 metra i gjatë, 213 metra i gjerë dhe 106 metra i lartë. Përpara se të bëhej një rezort, ky hangar kishte praktikisht ekosistemin e tij.

Gjithçka brenda tij është thuajse perfekte, e për këtë fotot flasin vetë…

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”75″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]