Për këdo që deri më tani ka patur dyshime për të hequr ose jo dorë nga sheqeri, kjo grua duhet të jetë përgjigja që prisnit.

Carolyn Hartz hoqi dorë prej tij rreth 30 vite më parë, pasi kishte qenë e “varur” nga ëmbëlsirat. Dhe sot, 70 – vjeçarja ka një trup që pjesa më e madhe e femrave të moshës së saj do të jepnin gjithçka për ta patur.

Duke folur për “

DailyMail”

, Hartz shprehet se sekreti qëndron pikërisht tek një dietë ushqimore pa sheqer.

“Kam më shumë se 28 vjet që nuk konsumoj sheqer. Fillimisht ishte e vështirë, pasi isha e varur prej tij, por besoj se është një prej arsyeve më të rëndësishme që kam mundur ta mbaj veten të shëndetshme dhe trupin në formë”.

Por si ia ka dalë kjo 70 – vjeçare të jetojë pa sheqer?

“Sigurohem që të marr proteina në çdo vakt, sidomos në mëngjes. Kjo ndalon urinë”.

Hartz shprehet gjithashtu se është e rëndësishme që të mos ia heqësh vetes ushqimin dhe pijen që pëlqen, por duhet bërë kujdes me sasinë që konsumoni./tvklan.al