Një artiste e re makeupi është kthyer në fenomen në rrjetet sociale falë talentit të saj për të bërë makijazhe surreale.

Mimi Choi e përdor fytyrën e saj si tablo vizatimi, ku krijon iluzione përtej makijazhit. Kjo ka bërë që 31-vjeçarja kanadeze gjerësisht të quhet edhe “iluzioniste”.

Megjithëse ka marrë mësime makijazhi në një shkollë në Kanada, profesioni i saj i parë është mësuese e ciklit të ulët.

Zakonisht ajo preferon që të punojë darkave, pasi për të errësira e natës është më frymëzuese.

Vajza nga Vankuveri thotë se arrin ta plotësojë një makijazh brenda një ore e gjysmë./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”224″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]