Duket si banane por në fakt është limon. Ky frut i pazakontë i ka çuditur të gjithë, thotë “CNN Turk”.

Pema që prodhon limonë të tillë ndodhet në distriktin Tire të Izmirit, në Turqi.

Fermeri Ahmet Kaya thotë se nuk e di si është e mundur që pema te prodhojë fruta të tilla, pasi secili që e shikon jep një version tjetër.

Pavarësisht formës, fruti në shije është origjinal me limonin, as më i hidhur as më i ëmbël, thotë ai.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve “IHA” ka pyetur ekspertët, të cilët thanë se është një rast shumë-shumë i rrallë. Ata thonë se ky mund të jetë rezultat i pjalmimit të pamjaftueshëm.

Një rast i ngjashëm ishte paraqitur kohë më parë edhe në provincën e Mersinit, ku një pemë kishte prodhuar limonë të ngjashëm me specin. /tvklan.al