Mbrojtësja e kombëtares së femrave, të Afrikës së Jugut, është vënë nën shënjestrën e mijëra komentuesve. Nothando Vilakazi në ndeshjen e fundit, në Rio 2016, ka bërë një veprim që ka nxitur mijëra reagime, sa i përket gjinisë.

27-vjeçarja gjatë një goditjeje dënimi ka vënë duart para, në mbrojtje të organit gjenital. Ky veprim bëhet nga lojtarët meshkuj, për të evituar goditjet.

Kaq është dashur dhe në rrjetet sociale por jo vetëm janë ngritur pikëpyetje për të: Është femër apo një mashkull i maskuar?

/tvklan.al