Ditën e djeshme, rreth orës 15:00, në rrugën e “Durrësit”, Tiranë, tek zyra e një shoqërie që jep automjete me qira, dy persona në bashkëpunim me njëri tjetrin për shkak të prishjes së kushteve të kontratës për qiradhënien e një automjeti, fillimisht kanë debatuar me pronarin e shoqërisë.

Debati ka agravuar më tej dhe njëri prej të dyshuarve ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e kësaj shoqërie, shtetasin, L.Sh, 26 vjeç.

26-vjeçari gjatë përleshjes fizike, ka arritur t’i kapë armën e zjarrit pistoletë njërit prej autorëve dhe pas kësaj, dy personat janë larguar me vrap.

Policia ka arritur të identifikojë dy autorët me iniciale D. I, 24 vjeç, dhe S. T, 26 vjeç, të dy banues në Tiranë. Policia po punon për kapjen e tyre:

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me silenciator, tip “Zastava”, me 5 copë fishek kalibër 7.65 mm.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të  “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë”./tvklan.al