Një kamarier i cili u pushua nga puna se ishte agresiv dhe jo i sjellshëm, ka pohuar se sjellja e tij nuk ishte e pahijshme, ai tha se është “thjesht francez”.

Sipas

Daily Mail

Guillaume Rey, i cili punonte në një restorant në Vancouver në bregun e Paqësorit të Kanadasë, paraqiti një ankesë në gjykatën e British Columbia, kundër ish punëdhësit të tij, duke pretenduar se pushimi nga punë ishte diskriminim kundër kulturës së tij.

Restoranti, akuzoi Rey për shkelje të kodit të sjelljes, dhe tha se vazhdoi sjelljen e tij, pavarësisht se i ishin bërë vërejtje me shkrim ndaj performancës së tij.

Duke pretenduar se ai ishte diskriminuar Rey tha se kultura franceze ka tendencë të jetë më e drejtpërdrejtë dhe më ekspresive.

Të dyja palët ranë dakord se Rey kishte performuar mirë në punën e tij pavarësisht sjelljes së tij të papëlqyeshme.

Vendimi nuk është dhënë ende, ndërsa gjyqtarja ka thënë se Rey duhet të argumentojë se çfarë e lidh sjelljen e tij e cila konsiderohet si shkelje e standardeve të sjelljes në punë me kulturën franceze./tvklan.al