Për shumë amerikanë fitorja e Donald Trump ka qenë e vështirë për t’u pranuar.

“S’je presidenti ynë”, thërrisnin protestuesit në mitingje.

10-ra mijëra mbushën rrugët në të paktën 25 shtete gjatë orëve të natës duke protestuar jashtë pronave të Trump kudo në vend.

Ndërkohë që shumica e tyre ishin paqësorë, qindra u arrestuan. Tre oficerë mbetën të lënduar. Në një qytet të Kalifornisë u ndezën mbi 40 zjarre.

Nju Jork: Marshimet jashtë pronave të Trump

Sipas autoriteteve mbi 5000 persona protestuan jashtë kullave Trump. Ndërmjet protestuesve ishte dhe këngëtarja e famshme Lady Gaga, e cila ka qenë një nga mbështetëset kyç të Clinton gjatë fushatës presidenciale.

Shqetësimet e protestuesve ishin politikat që do ndërmerrte Trump duke filluar nga plani i tij për të ndërtuar një mur në kufirin SHBA-Meksikë.

“Erdha këtu për të hequr një frikë që pata gjatë kohës kur u publikua rezultati i fitores”, tha Nick Powers, një nga protestuesit në Nju Jork.

Ai i frikësohej pjesës se Trump nuk do i përmbahej atyre që kishte thënë dhe se do fuste në burg shumë persona. Ai shtoi gjithashtu se fitorja e Trump do theksonte qëndrimet seksiste.

1

Oakland, Kaliforni, 40 zjarre të ndezura

Mbi 7000 protestues mbushën rrugët e Oaklandit të mërkurën mbrëma dhe disa prej tyre u bënë të dhunshëm.

Protestuesit u hodhën gurë dhe fishekzjarrë policisë dhe si pasojë mbetën të lënduar 3 oficerë.

“Punonjësit e emergjencës fikën të paktën 49 zjarre. Gjatë natën grupi i madh u nda në disa grupe të vogla që filluan të vandalizonin disa biznese në zonën e poshtme”, tha policia/

U arrestuan të paktën 30 persona dhe 11 të tjerë u paditën për sulme ndaj policisë dhe vandalizëm.

Oficerët thanë se ishin dëmtuar 3 makina police në afërsi të Pleasanton.

https://youtu.be/cpUvZLZ6axM

Çikago: “Po hedhim hapa pas”

Në Çikago, aktivistët marshuan poshtë liqenit Shore Drive drejt kullave të Trump.

“S’mund ta besoj se më duhet të protestoj dhe për të drejtat e mia civile”, shkruhej në një tabelë.

“Ne mendonim se kishin shkuar shumë larg si një komb i tërë, por mesa duket jemi duke hedhur hapa pas. Duhet të bëhemi së bashku për ta ndryshuar këtë”, tha një grua nga turma.

Los Angeles: Digjet statuja e Trump

Shumë nga protestuesit i frikësoheshin faktit se familjarët ose miqtë e tyre do pushoheshin nga puna sapo Trump të futej në Shtëpinë e Bardhë.

Ata kishin marshuar dhe kishin zënë rrugët kryesore të kalimit të makinave.

161109162210-32-trump-victory-world-reacts-1109-exlarge-169

Uashington: Amerika ka dështuar

Protestuesit në kryeqytet citonin: “Largimi i Trump, s’ka fashizëm në SHBA”, ndërkohë që marshoni në hotelet e tij.

Kudo në vend mund të gjeje siglën e ndriçuar që thoshte se SHBA është më e mirë kur nuk ka diskriminim./tvklan.al