Bashkimi Evropian ka hartuar një itinerar të qartë për prespektivën evropiane të vendeve të Ballkanit.

Në fillim të shkurtit Komisioni Evropian do të bëjë publike “strategjinë e zgjerimit”, e cila është anoncuar si Strategji për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi. Por kjo Strategji përfshinë të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat gjenden në procesin e integrimit.

 Sipas këtij dokumenti, Mali i Zi dhe Serbia pritet të anëtarësohen në vitin 2025, ndërkaq, Shqipëria dhe Maqedonia do të përfitojnë nga proces duke u afruar më afër Unionit.

 Dokumenti parasheh që Bosnja dhe Hercegovina të marr statusin kandidatë në vitin 2019, ndërsa Kosova të përfitoj nga liberalizimi i vizave nëse i plotëson kriteret e parapara nga Komisioni Evropian.

 Strategjia gjithashtu paradheh që  vendet e rajonit ti zgjidhin kontestet e hapura me fqinjët. (INA)