Nuk do të ketë më negociata mes palëve për të zgjidhur ngërçin politik në vend. Ka qenë kjo deklarata e eurodeputetit Knut Fleckenstein.

Në një prononcim për gazetarët, Fleckenstein tha se politikanët do të përballen me sfida të mëdha dhe theksoi se shumë vende të Europës e mbështesin Shqipërinë.

Pas rreth 5 orëve bisedimesh me krerët e politikës shqiptarë Presidenti i PPE, David McAllister dhe Eurodeputeti Knut Fleckenstein u takuan në një prej restoranteve të kryeqytetit me Ambasadoren e BE, Romana Vlahutin./tvklan.al