“Nuk ka nevojë për panik, por kemi një gjarpër në avion, të cilin nuk e dimë ku ndodhet

”. Ishte ky momenti kur piloti i avionit njoftoi pasagjerët se në bord, bashkë me ta udhëtonte edhe një gjarpër.

Zvarraniku i verdhë nuk ishte hemues dhe u dallua nga një djalë, kur ai po përpiqej të ngjitej në sediljen e tij. Ngjarja ndodhi në një fluturim drejt Anchorage, Alaskë.

Vetë gjarpëri, që i përkiste një udhëtari i cili e mbante atë si “kafshë shtëpiake” dhe kishte dalë nga kafazi duke i humbur të zotit.

Fatmirësisht, stafi ndërhyri në kohë duke e kapur zvarranikun dhe duke e izoluar pa shkaktuar panik./tvklan.al