Ndryshe nga një vendim i marrë dy vite më parë, për 2017-ën, qeveria ka vendosur të tërhiqet nga rritja e akcizës për duhanin.

Në draftin e ri të paketës fiskale, të miratuar në Këshillin e Ministrave, është vendosur që niveli i akcizës për këtë mall të qëndrojë 110 lekë për paketë. (ose 5.5 lekë/copë)

Por financat shprehen të vendosura që të vijojnë rritjen e saj në 2018-ën, me qëllim uljen e konsumit.

Nisma për të ngrirë nivelin e taksimit të duhanit, erdhi si rezultat i rritjes së evazionit fiskal nga kompanitë që tregtojnë cigare.

Akciza do të dyfishohet në 1 janar vetëm për konsumatorët e puros. Duke patur në plan të parë edhe luftën kundër kontrabandës dhe mashtrimit me karburantet, financat kanë propozuar në këtë projektligj edhe ulje të rimbursimit të naftës apo benzinës “BIO” nga niveli 7% i konsumit total vjetor, në nivelin 5%.

Ndërkaq për karburantet të cilat nuk kanë të shjenuar naftën, dënimi shkon në një gjobë sa dyfishi i detyrime të akcizës për mallin që fshihet dhe herën e dytë sa trefishi i gjobës. Po ashtu i gjithë malli sekuestrohet nga inspektorët./ TV KLAN