Medvedev kalon në raundin e katërt, kualifikohet Sabalenka

Nuk ka surpriza në raundin e tretë të Australian Open. Numri 2 në Botë, Medvedev mposhti pas 1 ore e 57 minutash holandezin, Zandshulp me shifrat 3-0 për të kaluar në fazën e katërt të turneut.

Në raundin e katërt kaloi dhe greku, Tsitsipas. Numri 4 triumfoi 3-1 ndaj rivalit të tij francez, Paire, pas 2 orësh e 45 minutash lojë.

Tenistja rumune, Simona Halep siguroi kalimin në raundin e katërt të Australian Open. Ish-numri 1 në botë fitoi 2-0 ndaj malazezes, Kovinic, duke vijuar rrugën në turneun e parë të vitit.  Më tej shkon edhe tenistja franceze, Kornet, që mundi 2-1 me përmbysje sllovenen Zidansek.

Në raundin e katërt shkon edhe numri 2 në botë për femra, bjellorusja Sabalenka që mundi 2-1 çeken Vondrusova. Ndërsa polakja Sviatek, numri 7-të në botë eliminoi rusen Kasatkina.

Klan News