Banka-e-Shqiperise

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit të lekut, në nivelin 2.25 %.

Në një njoftim të publikuar në faqen e zyrtare të Bankës së Shqipërisë thuhet se Këshilli Mbikëqyrës mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin Mujor të Politikës Monetare.

Këshilli vendosi pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre. Norma bazë e interesit u ul tre herë gjatë vitit, gjithsej me 0.75 pikë përqindje.

Tv Klan