SW_KISS_BRACE_04.jpgNjë burrë në Britani i shpëtoi jetën bashkëshortes së tij vetëm sepse harroi t’i jepte puthjen e ditës së bijës.

Phil Brace doli si çdo mëngjes nga shtëpia për të shkuar në punë, por rrugës u kujtua se nuk i kishte dhënë puthjen e mëngjesit vajzës së tij.

I merakosur, Phil telefonon bashkëshorten, por shqetësohet teksa ajo nuk i përgjigjet thirrjeve të vazhdueshme.

Phil shkon menjëhërë në shtëpi dhe shikon gruan të rrëzuar rrëzuar në tokë pa ndjenja.

Falë ndihmës së menjëhershme dhe njoftimit të urgjencës, 32-vjeçarja arriti të mbijetonte.

Rachel Brace kishte pësuar mpiksje gjaku në tru e rrezikonte të humbiste jetën nëse nuk merrte mjekim në kohë.

tvklan.al