nuredin suli

Shqetësimin e tij për përshkallëzimin e konfliktit me familjen Sulo, Nuredin Suli e kishte shprehur në vitin 2014 para se gjykata të shpallte vendimin për Gëzim Sulon dhe dy djemtë e tij. Gjykata e Fierit i dënoi ata me 72 vite burg për vrasjen e Naim Sulit, vëllait të Nuredinit.

Në atë kohë edhe i pandehuri Gëzim Sulo ishte shprehur se e kishte kryer ai vrasjen dhe se djemtë nuk ishin të përzier në këtë krim.

Këtë vrasje e kam kryer unë. Lërini djemtë të lirë se janë të pafajshëm”

, është shprehur ai në sallën e gjyqit, ndërkohë që kryesuesi i trupës gjykuese, gjyqtari Taulant Banushi deklaroi më datën 3 dhjetor 2014, se të tre të pandehurit janë gjetur fajtorë .

Gëzim Sulo akuzoi Nuredin Sulin se kishte ndikuar mbi dëshmitarët që të pohonin se djemtë e tij nuk kishin lidhje me ngjarjen. Këtyre debateve u kishin paraprirë, 3 tentativa për atentat ndaj familjes Suli dhe një familjes Sulo.

Shkak i konfliktit mes biznesmenit Suli dhe tre dënuarve Sulo ishte një garazh ku ushtronte aktivitetin e saj familja Sulo. Garazhi që ndodhej ngjitur me murin rrethues të vilës luksoze të biznesmenëve Suli, ishte kthyer në një pikë servisi për automjetet prej të pandehurve, të cilët siguronin të ardhurat financiare me këtë aktivitet. Por, për shkak të zhurmës, i ndjeri Naim Suli u kishte kërkuar që të largonin aktivitetin.

Tv Klan