Pas shqetësimit të ngritur nga Televizioni Klan disa javë më parë, për minorenet që po braktisin shkollën për t’u martuar në fshatin Polis Shehu të Librazhit, fenomeni është investiguar edhe nga programi i njohur në Italia Uno, “Le Iene”.

Luigi Pelazza dhe ekipi i tij sjellin historinë e Margaritës 13 – vjeçe dhe Alfredit 25 – vjeç. Ata janë fejuar dhe presin të lidhin kurorë, sapo Margarita të mbushë moshën.

I ati i vajzës pretendon se ishte dëshira e Margaritës së vogël për t’u martuar me Alfredin dhe se deri sa ajo të mbarojë shkollën ata të dy nuk do të martohen.

Mësuesi i vajzës, e cili thotë se është përpjekur ta ndalojë këtë fejesë shpejgon sse shqiptarët i trajtojnë fëmijët e tyre si pronë.

Bashkëshorti i ardhshëm i Margaritës thotë se ai do të presë edhe dy vite dhe më pas do të martohet. I pyetur nga gazetari se kjo është në shkelje të ligjit, Alfredi thotë se askush nuk mund ta ndalojë asgjë, pasi edhe motrat e tij janë martuar në moshë minorene.

Në materialin e “Le Iene”, psikologia Denada Toçe përveç se trajton fenomenin e martesave të vajzave në moshë minorene, tregon për gazetarin italian një histori shokuese të një çifti shqiptar që nuk bënin dot fëmijë dhe që kishin turp të këshilloheshin me një gjinekolog. 

Tv Klan